WBU dhe Universiteti i Rzeszow në Poloni nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi | Western Balkans University

WBU dhe Universiteti i Rzeszow në Poloni nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi

Kreu >Lajmet e fundit >WBU dhe Universiteti i Rzeszow në Poloni nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi

Universiteti Western Balkans (WBU) dhe Universiteti i Rzeszowit në Poloni kanë nënshkruar zyrtarisht një Memorandum Mirëkuptimi për të nxitur bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e arsimit.

Kjo marrëveshje hap rrugën për shkëmbime studentore dhe akademike, projekte të përbashkëta kërkimore, bashkëpunime akademike dhe inicativa për ndarjen e njohurive midis dy institucioneve.

Nëpërmjet këtij partneriteti, WBU riafirmon përkushtimin e tij për t'u ofruar studentëve dhe stafit akademik eksperienca mësimore globale, zgjerimin e horizonteve akademike dhe forcimin e lidhjeve me universitetet ndërkombëtare.