Në kuadër të edicionit të dytë të Panairit të Karrierës, Universiteti Western Balkans organizoi ceremoninë zyrtare të ndarjes së “Western Balkans University Partnership Excellence Award” për kompanitë që kanë treguar përkushtim të vazhdueshëm në mbështetje të zhvillimit profesional të studentëve.
Ky vlerësim përfaqëson një shenjë falënderimi për bashkëpunimin konkret në ofrimin e internshipeve, mundësive të punësimit, dhe për kontributin e dhënë në krijimin e urave të bashkëpunimit midis arsimit të lartë dhe tregut të punës.
Përmes këtij akti simbolik, Universiteti Western Balkans rikonfirmon angazhimin e tij për të nxitur partneritete afatgjata që fuqizojnë përgatitjen e brezit të ri dhe rrisin ndikimin e arsimit në zhvillimin socio-ekonomik të vendit.
🏅 Kompanitë e vlerësuara:
American Hospital
International Hospital
MSE
Cambridge Clinical Laboratories
Expert Physiotherapy
Implantus
Digital Roots
Medfau
Brianza Dent
British Council
Vodafone
Ritech