WBU zgjeron bashkëpunimin me Nippon Foundation | Western Balkans University

WBU zgjeron bashkëpunimin me Nippon Foundation

Kreu >Lajmet e fundit >WBU zgjeron bashkëpunimin me Nippon Foundation

Në kuadër të vizitës së z. Yohei Sasakawa, Kryetar i Nippon Foundation, në Shqipëri, në ambientet e Universitetit Western Balkans u zhvillua një takim bilateral zyrtar ndërmjet Rektorit Prof. Dr. Ferdinand Gjana dhe z. Sasakawa. 

Gjatë këtij takimi u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, me fokus në zhvillimin e disa projekteve strategjike me ndikim kombëtar dhe rajonal, përfshirë: 
  • Krijimin e Programit të përbashkët të bursave doktorale WBU–Nippon
  • Inaugurimin e “Japanese Corner”, si një qendër e përhershme kulturore dhe akademike
  • Themelimin e një biobanke moderne për kërkime biomjekësore dhe klinike
  • Ngritjen e një rrjeti vullnetarësh studentorë të mjekësisë dhe infermierisë për ofrim shërbimesh në zona të largëta dhe të pambuluara. 

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të partneritetit midis WBU dhe Nippon Foundation, mbi bazën e vlerave të përbashkëta të lidershipit etik dhe zhvillimit të qëndrueshëm 

Galeria