WBU nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) | Western Balkans University

WBU nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF)

Kreu >Lajmet e fundit >WBU nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF)

Universiteti Western Balkans nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) për Ekspertizën Kërkimore nga Programi Akademik i Diasporës (READ).

Prof. Dr. Albana Halili, Zëvendës Rektorja e WBU, nënshkroi marrëveshjen e cila përfshin zbatimin e programit READ në Universitetin Western Balkans, ku WBU do të shërbejë si institucioni pritës.

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, në koordinim me Institutin e Arsimit Ndërkombëtar, ka krijuar Ekspertizën Kërkimore nga Programi Akademik i Diasporës (READ). Programi READ Fellowship është një projekt 7-vjeçar që do të lidhë institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri me diasporën shkencore shqiptare dhe institucionet e tyre akademike përkatëse.

Programi READ Fellowship ka tre objektiva kryesore: qëndrueshmërinë, ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe angazhimin e komunitetit. Programi READ do të japë deri në 100 grante bursash për anëtarët e diasporës akademike shqiptare dhe deri në 100 grante kërkimore për studiues rezidentë shqiptarë në këto katër fusha fokusi:

1. Kërkim shkencor i përbashkët për publikime në revista me faktor të lartë impakti;
2. Mbikëqyrje të doktoraturave në Shqipëri me mentorë nga Diaspora Shkencore;
3. Zhvillim e përmirësim kurrikule dhe hartimi i programeve të përbashkëta; bashkë-mësimdhënie.

Galeria