Universiteti Western Balkans bëhet anëtar i Konferencës së Rektorëve Alps-Adriatic (AARC). Asambleja e Përgjithshme që u zhvillua në Salzburg në Universitetin Mozarteum Salzburg, përshëndeti WBU-në si anëtarin e ri të AARC të përfaqësuar nga Presidenti, Prof. Ferdinand Gjana.
Konferenca e Rektorëve Alps-Adriatic (AARC) është një rrjet me mbi 40 universitete nga zona Alpeve dhe Adriatikut, duke përfshirë Ballkanin Perëndimor që nga viti 2011. Qëllimi kryesor i AARC është të promovojë dialogun dhe bashkëpunimin ndërkufitar në fushat e arsimin universitar dhe kërkimin shkencor ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë në të gjithë rajonin, si dhe bashkëpunimin ndërdisiplinor me partnerë të ndryshëm në sferën e kulturës, industrisë, artit, biznesit dhe institucioneve publike.
AARC bashkëpunon me institucionet e nevojshme të Bashkimit Evropian në kërkimin shkencor dhe në cikle të ndryshme të formimit të arsimit të lartë, duke përfshirë të mësuarit gjatë gjithë jetës.
Në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme u mbajt edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve shkencore për doktoraturën më të mirë si dhe disertacionet dhe tezat e masterit. Aplikantët për këtë çmim ishin studentë, të diplomuar dhe Ph.D. të diplomuar nga institucione në rajonin Alpe-Adriatik të cilët kanë shkruar një tezë shkencore duke u fokusuar në çështjet e këtij rajoni.