Në Tiranë u zhvillua konferenca ndërkombëtare NanoBalkan 2023.
Gjatë ceremonisë së hapjes së konferencës, Presidenti i Universitetit Western Balkans Prof. Dr. Ferdinand Gjana nënshkroi protokollin e bashkëpunimit me Njësinë kërkimore NanoAlb, pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Në këtë konferencë marrin pjesë 115 ligjërues nga vende të ndryshme të botës.
NanoBalkan 2023 organizohet nga Fondacioni Phantom (Phantoms Foundation) nga Spanja dhe nga Qendra Kërkimore NanoAlb, Akademia e Shkencave e Shqipërisë.
Në konferencë marrin pjesë laureati i Nobelit, prof. Kostya Novoselov nga NUS Singapori, së bashku me figura të shquara aktuale në shkencë, si Prof. Joseph Wang nga Universiteti i Kalifornisë San Diego (UCSD), SHBA, i vlerësuar me vlerësime të shumta ndërkombëtare dhe një plejadë studiuesish të arrirë, që janë gati të hapin siparin e këtij eventi me kumtesat e tyre.
Universiteti Western Balkans përfaqësohet në këtë konferencë nga Prof. As. Albana Halili dhe PhD. Cand. Ergi Hoxha si dhe 3 studentët Geldon Hoxhaj, Arilda Zhejani dhe Franci Brahollari me tre prezantime.