Zhvillohet në WBU bashkëbisedimi për “Modelin e harmonisë ndërfetare të shqiptarëve dhe sfidat e bashkëjetesës” | Western Balkans University

Zhvillohet në WBU bashkëbisedimi për “Modelin e harmonisë ndërfetare të shqiptarëve dhe sfidat e bashkëjetesës”

Kreu >Lajmet e fundit >Zhvillohet në WBU bashkëbisedimi për “Modelin e harmonisë ndërfetare të shqiptarëve dhe sfidat e bashkëjetesës”

Ne në Western Balkans University promovojmë gjithëpërfshirjen, pa asnjë dallim, duke besuar fort se çdokush me veçoritë dhe pikëpamjet personale kontribuon në pasurimin dhe përparimin e komunitetit tonë.

Mbi këtë parim ishte organizuar edhe seminari i rradhës i Dekanatit të Studentëve të titulluar “Modeli i harmonisë ndërfetare dhe sfidat e bashkëjetesës”.

Folësit e ftuar të këtij seminari ishin Mons. Gjergj Meta, Ipeshkëv i Dioqezës Rrëshen dhe Sekretar i Përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë dhe Prof. Asoc. Dr. Genti Kruja,  profesor i sociologjisë dhe filozofisë, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë dhe Zv/president i Religions for Peace Europe.

Gjatë bashkëbisedimit me studentët folësit theksuan rëndësinë e respektit dhe bashkëjetesës ndërfetare si një veçori të rëndësishme në pērparimin e vendit. 

Në këtë aspekt mjaft fakte historike dhe hulumtime të bëra mbi këtë temë u paraqitēn nga folësit, si pika të forta referimi të harmonisë fetare ndër shekuj në vendin tonë.

Folësit diskutuan bashkarisht me studentët edhe sfidat që hasen në kohët e sotme si dëshira për imponimin e vlerave personale, fondamentalizmi, politizimi i feve dhe indiferentizmi.

Në fund të këtij seminari u theksua fakti se besimi duhet të jetë i lirë dhe nuk duhet të imponohet por po ashtu edhe joreligjioni nuk duhet të imponohet. 

Gjithashtu diversiteti i të gjitha formave duhet parë si një pasuri e padiskutueshme dhe si një mundësi përparimi për të gjithë.

Galeria