WESTERN BALKANS UNIVERSITY DENTAL INSTITUTE
Ofron shërbime dentare dhe estetike me cilësi të lartë, në një ambient modern, të bazuar në kujdes të personalizuar për klientin. Synon rritje të qëndrueshme duke kombinuar ekspertizën profesionale me marketing të orientuar dhe teknologji të avancuar, për të garantuar siguri, transparencë, cilësi dhe eksperiencë unike për çdo pacient.
Për hapjen e klinikës sonë të re dentare me standarde ndërkombëtare në Tiranë, pjesë e Western Balkans University SHPK, kërkojmë të plotësojmë ekipin me profesionistë të kualifikuar si më poshtë:
Pozicionet e hapura dhe kërkesat minimale:
- Terapi / Endodonci
- Protetikë
- Ortodonci
- Kirurgji Orale dhe Implantologji
- Periodontologji
- Laborant
- Radiolog
- Asistent Dentar
- Infermier
Edukimi dhe kualifikimet:
- Licensa
- Specializim në Ortodonci, Kirurgji, Periodontologji, Protetikë
- Minimumi 3 vite praktikë klinike në profesionet më lart
- Njohuri të mira të gjuhës angleze (të folur dhe të shkruar); preferohen njohuri edhe në gjuhë të tjera (italisht etj).
Paga:
70,000 lekë të reja neto / muaj
Apikimi:
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-në në adresën [email protected]
