Lektor / Asistent Lektor me kohë të plotë në Fizikë | Western Balkans University

Lektor / Asistent Lektor me kohë të plotë në Fizikë

Lektor / Asistent Lektor me kohë të plotë në Fizikë

Lektor / Asistent Lektor me kohë të plotë në Fizikë

Afati: 31/10/2025

Përshkrimi

Rreth Universitetit “Western Ballkans”

Universiteti “Western Balkans” (WBU) është një institucion i arsimit të lartë në Tiranë, me fokus të veçantë në Mjekësi, Shkenca Mjekësore, Teknologji, Ekonomi dhe Inovacion.
• Vizioni: Të ketë një ndikim transformues në shoqëri përmes inovacionit të vazhdueshëm në kërkime, arsim dhe sipërmarrje.
• Misioni: Të krijojë një përvojë arsimore transformuese për studentët, duke ofruar njohuri të thella disiplinore, aftësi udhëheqëse, komunikim dhe mirëqenie personale.

Përshkrimi i Pozicionit

Universiteti “Western Balkans” kërkon të angazhojë një Lektor / Asistent Lektori me kohë të plotë me profil Fizikan, për të ofruar mësim dhe mbështetje akademike veçanërish për studentët e degës Teknik Imazherie. Lektori / Asistent Lektori pritet të jetë i specializuar në fushën e Fizikës së Rrezatimeve dhe Fizikës Mjekësore, ose të jetë i përfshirë në kërkim shkencor në këtë fushë studimi. Lektori / Asistent Lektori duhet të reflektojë tek studentët njohuri të avancuara teorike dhe praktike në trajtimin e çështjeve që lidhen me diagnostikimin imazherik, kujdesit ndaj rrezatimit dhe trajtimve terapeutike si radioterapi dhe mjekësi bërthamore. Kandidati duhet të jetë i aftë të udhëheqë orë teorike dhe praktike, të demonstrojë teknika moderne të mësimdhënies, të reflektojë aftësi dhe njohuri shkencore të avancuara dhe të përshtatshme për këtë program studimi.
Ky pozicion ofron mundësi për të kontribuar në rritjen dhe përmirësimin e cilësisë akademike dhe profesionale, si dhe për të ndihmuar studentët të zhvillojnë aftësitë e tyre praktike dhe teorike në këtë fushë të rëndësishme të fizikës së rrezatimeve dhe fizikës mjekësore.

Detyra dhe Përgjegjësitë                           
                                                                                 
 1. Të njohë, të respektojë, të zbatojë dhe të veprojë në përputhje me legjislacionin dhe aktet ligjore të brendshme në fuqi;
 2. Të zbatojë dispozitat e statutit dhe të rregulloreve të brendshme të institucionit;
 3. Të zbatojë rregullat e etikës dhe të disiplinës në institucion, duke shmangur çdo lloj veprimi brenda dhe jashtë institucionit, që cënon imazhin e institucionit;
 4. Të marrë përsipër detyra që lidhen me mbikqyrjen e studentëve, organizimin e konsultimeve dhe këshillimeve akademike;
 5. Të angazhohet në realizimin e detyrave administrative në departament të cilat përcaktohen në udhëzimet përkatëse; 
 6. Të respektojë kohën në funksion të mësimdhënies sipas orarit zyrtar të miratuar për zhvillimin e orëve të leksioneve, seminareve, laboratoreve dhe praktikave; 
 7. Të përmbushë detyrimin për hartimin e programit lëndor (syllabusit) dhe dorëzimin pas miratimit nga drejtuesi i njësisë bazë sipas udhëzimeve në fuqi; 
 8. Të rrisë aftësitë profesionale akademike dhe të marrë pjesë në veprimtari formuese për këtë qëllim;
 9. Të marrë pjesë në aktivitete kërkimore-shkencore dhe trajnime në përputhje me profilin e tij /saj (fushën e studimit), sipas nevojave dhe përcaktimeve të institucionit;
 10. T’i nënshtrohet vlerësimit të performancës së personelit akademik; 
 11. Të raportojë në fund të cdo viti akademik për të gjitha aspektet e organizimit të mësimdhënies për disiplinën përkatëse sipas formatit të paracaktuar; 
 12. Të kontribuojë në zhvillimin, planifikimin, përditësimin dhe zbatimin e një kurrikule me cilësi të lartë;
 13. Të ndihmojë në zhvillimin e materialeve të mësimit, dhe mbajtjen e shënimeve për të monitoruar progresin e studentit, arritjen dhe pjesëmarrjen të përditësojë materialet e mësimit dhe syllabusin; 
 14. Të marrë pjesë në seminaret e departamentit dhe fakultetit që kanë si qëllim prezantimin  e punëve kërkimore dhe ndërtimin e bashkëpunimit ndërdisiplinor brenda dhe jashtë departamentit;
 15. Të marrë pjesë në zhvillimin, administrimin, korrigjimin e provimeve dhe në vlerësime të tjera;
 16. Të kontribuojë në punët në grup të departamentit, fakultetit ose Universitetit “Western Balkans

Kërkesat

Edukimi dhe Kualifikimet

• Të ketë përfunduar studimet për fizikë dhe të ketë minimumin nivelin MSc. Preferencë do t’u jepet kandidatëve me tituj akademik Prof. / Prof. Assoc., ose me gradën shkencore Dr.
• Aftësi në gjuhën angleze: Niveli C1.
• Përvojë në mësimdhënie dhe në laborator.
• Pjesëmarrje në aktivitete shkencore, publikime në revista të indeksuara, pjesëmarrje në konferenca.
• Certifikata dhe Kualifikime në këtë fushë.

Proçedura e Aplikimit

Për të aplikuar, kandidati duhet të dërgojnë dokumentet e mëposhtme në adresën [email protected]:
1. Aplikimi përmes formularit të aplikimit në faqen e internetit të Universitetit “Western Balkans” (https://forms.gle/QTePdKM86PVvxR316)
2. Biografi Personale (Europass CV)