Rreth Universitetit “Western Ballkans”
Universiteti “Western Balkans” (WBU) është një institucion i arsimit të lartë në Tiranë, me fokus të veçantë në Mjekësi, Shkenca Mjekësore, Teknologji, Ekonomi dhe Inovacion.
- Vizioni: Të ketë një ndikim transformues në shoqëri përmes inovacionit të vazhdueshëm në kërkime, arsim dhe sipërmarrje.
- Misioni: Të krijojë një përvojë arsimore transformuese për studentët, duke ofruar njohuri të thella disiplinore, aftësi udhëheqëse, komunikim dhe mirëqenie personale.
Klinika Dentare Universitare e Western Balkans University është një qendër moderne e kujdesit oral dhe zhvillimit profesional, që shërben si një urë lidhëse mes praktikës mësimore dhe shërbimit të drejtpërdrejtë ndaj komunitetit.
Misioni: Të arsimojmë profesionistët e së ardhmes në fushën e stomatologjisë, ndërkohë që kontribuojmë realisht në përmirësimin e shëndetit oral të komunitetit tonë.
Përshkrimi i Pozicionit
Western Balkans Dental Clinic kërkon të angazhojë një Asistent Dentarë të kualifikuar dhe me përvojë .Ky pozicion ka për qëllim të kontribuojë në ofrimin e shërbimeve dentare. Kandidati do të ketë mundësinë të angazhohet në mbikëqyrjen e procedurave praktike dhe do të luajë një rol kyç në asistimin e mjekëve stomatologë gjatë realizimit të trajtimeve dhe procedurave të ndryshme dentare.
Detyra dhe Përgjegjësitë
- Përdorimi i saktë dhe i sigurt i pajisjeve dhe materialeve të nevojshme për proçedurat dentare. Kjo përfshin kontrollin dhe sigurinë e pajisjeve të stomatologjisë për çdo vizitë.
- Asistencë për mjekët stomatologë gjatë zhvillimit të proçedurave të ndryshme dentare në terapi, protetikë dhe kirurgji orale.
- Përdorimi i autoklavës për sterilizimin e instrumenteve dhe sigurimi që mjedisi i klinikës është gjithmonë i pastër dhe i sigurt për pacientët dhe stafin.
- Mbajtja e regjistrave të saktë të pacientëve dhe koordinimi i orareve të vizitave për të siguruar një fluks të pandërprerë të pacientëve.
- Sigurimi që pacientët janë të informuar dhe të përgatitur për proçedurat e ardhshme, duke ofruar udhëzime për trajtimin dhe kujdesin pas trajtimit.
- Ofrimi i udhëzimeve për pacientët në lidhje me higjenën orale dhe kujdesin pas procedurës.
- Mbështetje për studentët që ndjekin praktikat e stomatologjisë, duke ofruar udhëzime dhe mbikëqyrje në zhvillimin e aftësive praktike.
