Specialist Blerjesh pranë zyrës së financës | Western Balkans University

Specialist Blerjesh pranë zyrës së financës

Specialist Blerjesh pranë zyrës së financës

Specialist Blerjesh pranë zyrës së financës

Përshkrimi

Bazuar në nenin 64 të Statutit të Universitetit “Western Balkans”, ju njoftoj për shpalljen e pozicionit vakant të punës të kategorisë “specialist blerjesh” pranë zyrës së financës sipas kritereve të përcaktuara në shtojcën bashkëlidhur.

Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë për kategorinë specialist/e finance blerjesh:

Përgjegjës për zhvillimin dhe mbajtjen e një metodologjie të kostos së produktit dhe të projektit, duke përfshirë alokimin e saktë të shpenzimeve dhe të ardhurave për departamentin funksional (qendrat e fitimit / kostos);

Përgjegjës për zbatimin e udhëzimeve për të gjitha detyrat që lidhen me analizën financiare / profitabilitetit që duhet të zhvillohen për llogari të kompanisë;

Përgjegjës për kontabilizimin e faturave të blerjes në fund të çdo dite dhe siguron që shifra e saktë të raportohet në fund të çdo dite / muaji / viti financiar dhe reflektohet siç duhet në sistem;

Përgjegjës për konsolidimin e rregullt dhe barazimin e bilancit të shpenzimeve dhe furnitorëve në fund të çdo dite dhe siguron se shifra e saktë raportohet në fund të çdo muaji/viti financiar dhe çdo ndryshim dokumentohet dhe reflektohet siç duhet në sistem;

Përgjegjës për analizën specifike financiare në nivelin e qendrës së fitimit/kostos për departamentet, njësitë, shërbimet, etj;

Përgjegjës për konsolidimin e rregullt të bilancit material dhe të inventarit dhe në fund të vitit kalendarik / financiar kryhet në përputhje me standardet e kërkuara dhe rregullat e kontabilitetit;

Përgjegjës për orientimin, monitorimin, kontrollimin dhe raportimin e kostove administrative dhe operative për çdo departament. Skema e saktë e shpërndarjes zbatohet dhe azhornohet në çdo nivel / dimension të raportimit;

Siguron që dokumentacioni ligjor është në përputhje me rregulloren ligjore dhe tatimore dhe propozon ndryshime tek Menaxheri i Financës;

Siguron që evidencat dhe dokumentacioni mbështetës të paraqiten në bazë të një sistemi të mirëmbajtjes dhe arkivimit të rregulluar;

Siguron cilësinë dhe rëndësinë e raportimit të brendshëm.

Kërkesat

Kriteret e nevojshme:

Diplomë në degën Financë-Kontabilitet ose fusha të ngjashme;

Minimumi 3 vjet eksperiencë pune si Specialiste Blerjesh;

Njohje shumë të mirë të paketës Microsoft Office (veçanërisht Excel);

Njohje shumë e mirë e gjuhës Angleze;

Përbën avantazh njohja e sistemit Financa 5;

Aftësi për të punuar në grup.